Sahihu i Buhariut — Hadithi 3038
164. Nënkapitulli: Zënkat e mospajtimet e ndaluara në luftë dhe dënimi i atij që i kundërvihet prijësit të vet
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia...” (Enfal, 46) Pra, në luftë.
3038. Nga: Ebu Musa Eshariu
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin dhe Ebu Musain në Jemen e u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni; përgëzoni e mos vrazhdoni; bashkëpunoni e mos u përçani.”