Sahihu i Buhariut — Hadithi 3061
181. Nënkapitulli: Prijësi u shkruan letër njerëzve
3061. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë u jam bashkëngjitur radhëve të filan ushtrisë, por bashkëshortja ime është nisur për haxh.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Kthehu dhe shko kryeje haxhin me bashkëshorten tënde.”