Sahihu i Buhariut — Hadithi 3068
187. Nënkapitulli: Nëse idhujtarët marrin pasurinë e muslimanit në luftë, të cilën, më vonë, muslimani e gjen sërish
3068. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se një rob i Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kishte ikur dhe u ishte bashkëngjitur romakëve. Kur Halid ibn Velidi triumfoi kundër tyre, ia ktheu robin Abdullahut. Po ashtu, një kalë i Ibn Omerit kishte ikur dhe kishte përfunduar te romakët. Kur Halidi triumfoi kundër tyre, ia ktheu kalin Abdullahut.