Sahihu i Buhariut — Hadithi 3071
188. Nënkapitulli: Të folurit persisht dhe në gjuhë të huaj (joarabe)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja...” (Rum, 22) Dhe: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij...” (Ibrahim, 4)
3071. Nga: Umu Halid bint Halid ibn Saidi
Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Halid ibn Seidi, e ky nga babai i tij se Umu Halid bint Halid ibn Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë, e veshur me një këmishë të verdhë, dhe babai shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai tha: “Seneh, seneh!”1 Unë fillova të luaj me vulën e pejgamberisë, por babai më bërtiti. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Lëre.” Pastaj tha: “Ta gëzosh e ta grisësh! Ta gëzosh e ta grisësh! Ta gëzosh e ta grisësh!”
Abdullah ibn Mubareku thotë: “Ajo rrobë i qëndroi gjatë, saqë u bë e njohur ndër njerëz.”