Sahihu i Buhariut — Hadithi 3072

188. Nënkapitulli: Të folurit persisht dhe në gjuhë të huaj (joarabe)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja...” (Rum, 22) Dhe: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij...” (Ibrahim, 4)

3072. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Hasen ibn Aliu mori një hurmë të sadakasë dhe e futi në gojë. Pejgamberi ﷺ, duke përdorur fjalë perse, i tha: “Mos, mos! A nuk e di se ne (ehlu bejti) nuk e hamë lëmoshën?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3072

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?