Sahihu i Buhariut — Hadithi 3074

190. Nënkapitulli: Përvetësimi i plaçkës së luftës në sasi të vogël

Abdullah ibn Amri nuk ka përmendur se Pejgamberi ﷺ i ka djegur plaçkat e tij. E ky transmetim është më i sakti.

3074. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në mesin e atyre që e bartnin plaçkën e Pejgamberit ﷺ ka qenë një burrë që e quanin Kirkira, i cili vdiq. I Dërguari i Allahut ﷺ, në lidhje me të, tha: “Ai është në Zjarr.” Kur shkuan ta shohin, gjetën një xhybe, të cilën e kishte marrë nga plaçka.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3074

Fjalë të panjohura?