Sahihu i Buhariut — Hadithi 3084

197. Nënkapitulli: Çfarë thotë ai që kthehet nga beteja?

3084. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ kthehej nga beteja, bënte tekbir tri herë dhe thoshte: “Të kthyer, inshallah, të penduar, adhurues, falënderues dhe sexhdebërës ndaj Zotit tonë. Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Tij dhe, i Vetëm, i mposhti aleancat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3084

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?