Sahihu i Buhariut — Hadithi 3087
198. Nënkapitulli: Namazi pas kthimit nga udhëtimi
3087. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Isha në një udhëtim me Pejgamberin ﷺ dhe, kur arritëm në Medinë, më tha: “Hyr në xhami dhe fali dy rekate.”