Sahihu i Buhariut — Hadithi 3088

198. Nënkapitulli: Namazi pas kthimit nga udhëtimi

3088. Nga: Kab ibn Malik Ensariu

Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Kabi, e ky nga babai dhe xhaxhai i tij, Ubejdullah ibn Kabi se Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ kthehej nga udhëtimi paradite, hynte në xhami dhe i falte dy rekate para se të ulej.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3088

Hadithe të ngjashme: Shiko (15)

Fjalë të panjohura?