Sahihu i Buhariut — Hadithi 3097

3. Nënkapitulli: Shpenzimet për gratë e Pejgamberit ﷺ pas vdekjes së tij

3097. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ, në shtëpinë time nuk kishte fare ushqim për të ngrënë, përveç pak elb, që e mbaja në një raft. E shfrytëzova për një kohë të gjatë dhe, një ditë, vendosa ta mat. Por, pasi e mata, u harxhua shpejt.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3097

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?