Sahihu i Buhariut — Hadithi 3146

19. Nënkapitulli: Hisja që Pejgamberi ﷺ ua jepte personave të caktuar për t’ua përfituar zemrat dhe disa të tjerëve nga një e pesta e plaçkës së luftës

Këtë e transmeton edhe Abdullah ibn Zejdi nga Pejgamberi ﷺ.

3146. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë u jap kurejshëve që t'ua përfitoj zemrat, sepse ata kanë hyrë në Islam rishtazi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3146

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?