Sahihu i Buhariut — Hadithi 3153

20. Nënkapitulli: Dispozita e ushqimit të gjetur në trojet e luftës

3153. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejd ibn Hilali se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë rrethimit të kështjellës së Hajberit, dikush gjuajti me një enë lëkure, ku kishte pak dhjamë. Unë zbrita me nxitim për ta marrë, por aty pranë e pashë Pejgamberin ﷺ, andaj u turpërova prej tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3153

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?