Sahihu i Buhariut — Hadithi 3166

5. Nënkapitulli: Mëkati i atij që vret pa faj dikë që ndodhet në besën e një muslimani

3166. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Hasen ibn Amri, e këtij i ka treguar Muxhahidi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush vret një person që ndodhet në besën e një muslimani, nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit, ndërkohë era e tij ndihet sa dyzet vjet udhëtim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3166

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?