Sahihu i Buhariut — Hadithi 3492

1. Nënkapitulli: Virtytet

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Të asgjë nuk është e fshehtë.” (Huxhurat, 13) “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1) Veprimet e ndaluara të injorancës paraislame.

3492. Nga: Zejneb bint Ebu Seleme

Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Kulejb ibn Vaili tregon se e bija e gruas së Pejgamberit ﷺ, - kujtoj se ka qenë Zejnebja, - (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar përdorimin e enës prej kungulli, shtambës, koritës dhe vorbës. Pastaj e pyeta: “Më trego, vallë, prej nga e kishte prejardhjen Pejgamberi ﷺ? Mbase prej fisit mudar?” Ajo tha: “E prej kujt tjetër, përveçse prej mudarit? Ai ka qenë nga bijtë e Nadër ibn Kinanit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3492

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?