Sahihu i Buhariut — Hadithi 3519

8. Nënkapitulli: Thirrjet e ndaluara të injorancës paraislame

3519. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Thabit ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku, e ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Sufjani transmeton nga Zubejdi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3519

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?