Sahihu i Buhariut — Hadithi 3544

23. Nënkapitulli: Përshkrimi i Pejgamberit ﷺ

3544. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë Pejgamberin ﷺ.” Hasen ibn Aliu i ngjante shumë atij. Ismail ibn Ebu Halidi i tha Ebu Xhuhajfës: “Ma përshkruaj (Pejgamberin ﷺ).” Ai tha: “Ka qenë i bardhë, pjesërisht i thinjur.” Pejgamberi ﷺ urdhëroi të na jepen trembëdhjetë dele, por vdiq para se t'i merrnim ato.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3544

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?