Sahihu i Buhariut — Hadithi 3559

23. Nënkapitulli: Përshkrimi i Pejgamberit ﷺ

3559. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje.” Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka moralin më të mirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3559

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?