Sahihu i Buhariut — Hadithi 3587

25. Nënkapitulli: Shenjat e pejgamberisë në Islam

3587. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa e luftuar ju një popull që mbathin opinga të prodhuara prej leshi dhe pa i luftuar turqit, të cilët janë syvegjël, fytyrëkuq e hundëshkurtër, fytyrat e të cilëve u ngjajnë mburojave të mbështjella me lëkurë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3587

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?