Sahihu i Buhariut — Hadithi 3621

25. Nënkapitulli: Shenjat e pejgamberisë në Islam

3621. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, pashë në ëndërr dy byzylykë të artë në duar, të cilët më bënë merak. Pastaj, në ëndërr m'u shpall që t'i fryj. Kur i fryva, të dy (byzylykët) fluturuan, prandaj i komentova si dy gënjeshtarë që do të paraqiten pas meje: njëri është Ansiu, kurse tjetri Musejlime Gënjeshtërmadhi, udhëheqësi i Jemames.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3621

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?