Sahihu i Buhariut — Hadithi 3629

25. Nënkapitulli: Shenjat e pejgamberisë në Islam

3629. Nga: Ebu Bekrete

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Husejn Xhufiu, e ky nga Ebu Musai, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ e mori Hasen ibn Aliun dhe hipi në minber e tha: “Ky biri im është zotëri. Shpresoj që Allahu nëpërmjet tij t'i pajtojë dy grupe të mëdha muslimanësh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3629

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?