Sahihu i Buhariut — Hadithi 3648

28. Nënkapitull

3648. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Fudejku, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Të Dërguarit të Allahut i thashë: “Unë po dëgjoj prej teje hadithe të shumta, mirëpo po i harroj.” Pejgamberi ﷺ më tha: “Hape xhyben (në tokë).” Unë e shtrova, ndërsa Pejgamberi ﷺ bëri me shenjë sikur i mbushte duart me diçka dhe e derdhi mbi xhyben time, pastaj më tha: “Mblidhe!” Që kur e kam mbledhur, nuk kam harruar asnjë hadith.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3648

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?