Sahihu i Buhariut — Hadithi 3949
1. Nënkapitulli: Beteja e Ushejrës
Ibn Is’haku ka thënë: "Beteja e parë e Pejgamberit ﷺ ishte Ebvaja, pastaj Buvati, pastaj Ushejra."
3949. Nga: Zejd ibn Erkami
Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “Isha pranë Zejd ibn Erkamit kur e pyetën: “Sa beteja ka zhvilluar Pejgamberi ﷺ?”
- Nëntëmbëdhjetë, - tha Zejdi.
- Në sa prej tyre ke marrë pjesë bashkë me të? - e pyeta.
- Në shtatëmbëdhjetë, - u përgjigj ai.
- Cila prej betejave ka qenë e para?
Ai u përgjigj: “Ushejra”, - ose ka thënë: “Usejra.”
Shuëbe thotë: “E pyeta edhe Kataden rreth kësaj, dhe më tha: “Ushejra.”