Sahihu i Buhariut — Hadithi 3952
4. Nënkapitulli: Ajetet: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: "Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit. Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e shejtanit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.”
3952. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Muhariku, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam qenë i pranishëm në një rast të Mikdad ibn Esvedit, që nuk do të dëshiroja asgjë më shumë sesa të isha në vendin e tij, i cili pati shkuar te Pejgamberi ﷺ, teksa po lutej kundër idhujtarëve, dhe i pati thënë: “Ne nuk do të themi sikurse populli i Musait: “... shko ti dhe Zoti yt e luftoni...”, (Maide, 24) por ne do të luftojmë djathtas dhe majtas teje, para dhe prapa teje. Atëherë Pejgamberit ﷺ i shkëlqeu fytyra dhe e gëzoi kjo fjalë.”