Sahihu i Buhariut — Hadithi 3972

8. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Xhehlit

3972. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Abdan ibn Othmani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm në Mekë dhe (gjatë leximit) ra në sexhde e bashkë me të ranë të gjithë të pranishmit, përveç një plaku, i cili (duke ironizuar sexhden) mori një grusht me dhé, e ngriti në ballë dhe tha: “Më mjafton kjo.” Më pas, kam parë se (ky plak) është vrarë si jobesimtar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3972

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?