Sahihu i Buhariut — Hadithi 3975

8. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Xhehlit

3975. Nga: Urve ibn Zubejri

Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?”

- Nëse unë i sulmoj ata, ju nuk e mbani fjalën, - tha Zubejri.

- Nuk të tradhtojmë, - i thanë ata.

Atëherë ai ua mësyu derisa i çau radhët e tyre dhe u fut thellë në mesin e tyre, pa pasur njeri me vete. Pastaj u kthye mbrapa, ndërkaq armiqtë e kapën për frenat e kalit dhe e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit.

Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur, i fusja gishtat e mi në këto vende goditjesh.”

Po ashtu, Urve ka thënë: “Atë ditë me të ka qenë edhe Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte dhjetëvjeçar. Zubejri e pati hipur Abdullahun në një kalë dhe pati autorizuar dikë të kujdeset për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3975

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?