Sahihu i Buhariut — Hadithi 3980

8. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Xhehlit

3980. Nga: Abdullah ibn Omeri

3980, 3981 - Othmani më ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ndal te Pusi i Bedrit dhe tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?” Pastaj vazhdoi: “Ata tani po dëgjojnë fjalët që po ua them.” Kur ia përmendën Aishes këtë, tha: “Në të vërtetë, Pejgamberi ﷺ pati thënë: “Ata tani e dinë se atë që ua thosha unë është e vërteta.” Pastaj ajo recitoi ajetin: “Sigurisht që ti (Muhamed) nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!” (Neml, 80)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3980

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?