Sahihu i Buhariut — Hadithi 4032

14. Nënkapitulli: Tregimi i fisit benu nadir, shkuarja e të Dërguarit të Allahut tek ata për të kërkuar shpagimin e gjakut të dy burrave dhe tradhtinë që deshën t’ia bëjnë të Dërguarit të Allahut ﷺ

Zuhriu transmeton se Urve ibn Zubejri ka thënë: "Ajo ndodhi gjashtë muaj pas Luftës së Bedrit dhe para Luftës së Uhudit." Fjala e Allahut të Madhëruar: “Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit...” (Hashr, 2) Ibn Is’haku ka thënë se kjo ka ndodhur pas ekspeditës te Pusi i Meunes dhe asaj të Uhudit.

4032. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka rrëfyer Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dogji palmat e hurmave të fisit benu nadir, për të cilat Hasan ibn Thabiti thoshte:

"Të gjithë zotërinjtë e benu luejit i nënçmoi,

Zjarri i madh, që Buvejrën e kaploi.”

Atëherë Ebu Sufjan ibn Harithi ua ktheu:

"Allahu e vazhdoftë këtë vepër!

Dhe ky zjarr e djegtë rrethinën e saj!

Se kush prej nesh është larg saj (Buvejrës) do ta kuptojë

Dhe cila tokë jona është më e dëmshme do ta mësojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4032

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?