Sahihu i Buhariut — Hadithi 4035
14. Nënkapitulli: Tregimi i fisit benu nadir, shkuarja e të Dërguarit të Allahut tek ata për të kërkuar shpagimin e gjakut të dy burrave dhe tradhtinë që deshën t’ia bëjnë të Dërguarit të Allahut ﷺ
Zuhriu transmeton se Urve ibn Zubejri ka thënë: "Ajo ndodhi gjashtë muaj pas Luftës së Bedrit dhe para Luftës së Uhudit." Fjala e Allahut të Madhëruar: “Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit...” (Hashr, 2) Ibn Is’haku ka thënë se kjo ka ndodhur pas ekspeditës te Pusi i Meunes dhe asaj të Uhudit.
4035. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fatimja dhe Abasi shkuan tek Ebu Bekri për të kërkuar trashëgiminë e tyre: tokën e Pejgamberit ﷺ në Fedek dhe hisen e tij në Hajber.”