Sahihu i Buhariut — Hadithi 4036

14. Nënkapitulli: Tregimi i fisit benu nadir, shkuarja e të Dërguarit të Allahut tek ata për të kërkuar shpagimin e gjakut të dy burrave dhe tradhtinë që deshën t’ia bëjnë të Dërguarit të Allahut ﷺ

Zuhriu transmeton se Urve ibn Zubejri ka thënë: "Ajo ndodhi gjashtë muaj pas Luftës së Bedrit dhe para Luftës së Uhudit." Fjala e Allahut të Madhëruar: “Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit...” (Hashr, 2) Ibn Is’haku ka thënë se kjo ka ndodhur pas ekspeditës te Pusi i Meunes dhe asaj të Uhudit.

4036. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon (duke vazhduar hadithin paraprak): “Ebu Bekri u tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë prej kësaj pasurie.” Betohem në Allahun se mbajtja e lidhjes me familjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur për mua sesa mbajtja e lidhjes me familjen time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4036

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?