Sahihu i Buhariut — Hadithi 4044

17. Nënkapitulli: Beteja e Uhudit

Ajetet: “Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës, e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.” (Ali Imran, 121) “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët. A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar? Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.” (Ali Imran, 139-143) “Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Pejgamberin ﷺ), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.” (Ali Imran, 152) “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)

4044. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi më ka lajmëruar: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Atë mëngjes, disa pjesëmarrës të Luftës së Uhudit pinë verë, pastaj ranë shehidë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4044

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?