Sahihu i Buhariut — Hadithi 4075

25. Nënkapitulli: Plagët që Pejgamberi ﷺ i mori në Ditën e Uhudit

4075. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën rreth plagës së të Dërguarit të Allahut ﷺ (që e kishte marrë ditën e Uhudit), e në atë rast u përgjigj: “Për Allahun, unë e di kush e pastronte plagën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kush i shtiu ujë dhe me çfarë e kanë kuruar. Fatimja, bija e të Dërguarit të Allahut ﷺ e pastronte, ndërsa Aliu e bartte ujin me mburojë. Kur ajo pa se uji vetëm e shtonte gjakun, mori një copë hasër, e dogji dhe ia ngjiti në plagë. Kështu, gjaku u ndal.

Atë ditë Pejgamberit ﷺ iu thye njëri nga dhëmbët prerës anësorë, iu plagos fytyra dhe iu ça helmeta në kokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4075

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?