Sahihu i Buhariut — Hadithi 4079
27. Nënkapitulli: Muslimanët e vrarë ditën e Uhudit
Prej tyre: "Hamza ibn Abdulmutalibi, Jemani, Enes ibn Nadri dhe Musab ibn Umejri."
4079. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Kab ibn Malikut se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud, i Dërguari i Allahut ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një rrobë, pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin, e fuste te parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre në Ditën e Kiametit.” Po ashtu, urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa ua falur xhenazen dhe pa i pastruar.”