Sahihu i Buhariut — Hadithi 4082

27. Nënkapitulli: Muslimanët e vrarë ditën e Uhudit

Prej tyre: "Hamza ibn Abdulmutalibi, Jemani, Enes ibn Nadri dhe Musab ibn Umejri."

4082. Nga: Habab ibn Ereti

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kemi bërë hixhret duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, ose ka shkuar pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë). Bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili është vrarë ditën e Uhudit dhe nuk la asgjë, përveç një rrobe me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e, kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. Pejgamberi ﷺ na tha: “Mbulojani kokën me të, ndërsa këmbët ia mbuloni me idhhir, - ose ka thënë: Hidhini idhhir këmbëve.” Ndërkaq, disave nga ne u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4082

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?