Sahihu i Buhariut — Hadithi 4084
28. Nënkapitulli: Hadithi: “Uhudi është kodër që na do dhe ne e duam.”
Këtë e ka transmetuar edhe Abas ibn Sehli nga Ebu Humejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
4084. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa kodrën e Uhudit dhe tha: “Kjo është kodër që na do dhe e duam. O Allah, Ibrahimi e shenjtëroi Mekën, andaj edhe unë po e shenjtëroj çdo gjë që ndodhet ndërmjet dy pllajave të Medinës.”