Sahihu i Buhariut — Hadithi 4096
29. Nënkapitulli: Beteja Raxhië, Ril, Dhekvan dhe ajo e Pusit Meune. Tregimi i fisit adal e karrat, si dhe tregimi i Asim ibn Thabitit, Hubejbit dhe shokëve të tij
Ibn Is'haku ka thënë: "Asim ibn Omeri ka thënë: "Ajo (Beteja Raxhië) ka qenë pas Uhudit."
4096. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asim Ahveli tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kunutit në namaz dhe më tha:
- Po, ka pasur kunut (në kohën e Pejgamberit ﷺ).
- Para apo pas rukusë? - e pyeta.
- Para saj, - m'u përgjigj Enesi.
- Filani më ka treguar se ti ke thënë se (kunuti bëhej) pas rukusë, - i thashë.
- Ka gënjyer. I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë kunut pas rukusë vetëm një muaj. I pati dërguar shtatëdhjetë burra, që quheshin hafëzët, te një fis idhujtarësh, të cilët kishin pasur marrëveshje paqeje me Pejgamberin ﷺ. Por, idhujtarët e tradhtuan (dhe i vranë të gjithë delegatët). Andaj, Pejgamberi ﷺ pati bërë kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër tyre (idhujtarëve), - tha Enesi.”