Sahihu i Buhariut — Hadithi 4097

30. Nënkapitulli: Lufta e Hendekut, që ndryshe njihet si Ahzabi

Musa ibn Ukbe ka thënë: "Ajo u zhvillua në muajin sheval të vitit të katërt."

4097. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i ishte paraqitur vullnetar Pejgamberit ﷺ për Luftën e Uhudit, porse atëkohë ishte në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, andaj Pejgamberi ﷺ nuk e pranoi. Pastaj u paraqit vullnetar edhe në Luftën e Hendekut, kur i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet, e atëherë Pejgamberi ﷺ e pranoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4097

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?