Sahihu i Buhariut — Hadithi 4112

30. Nënkapitulli: Lufta e Hendekut, që ndryshe njihet si Ahzabi

Musa ibn Ukbe ka thënë: "Ajo u zhvillua në muajin sheval të vitit të katërt."

4112. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hendekut, Omer ibn Hatabi erdhi pas perëndimit të diellit dhe filloi t'i fyente jobesimtarët kurejshë, pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk arrita ta fal ikindinë, veçse pak para perëndimit të diellit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Allahun se unë ende nuk e kam falur.” Pastaj shkuam në But'han dhe së bashku me Pejgamberin ﷺ morëm abdes për namaz. Ikindinë e fali pasi kishte perënduar dielli, pastaj e fali edhe akshamin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4112

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?