Sahihu i Buhariut — Hadithi 4113

30. Nënkapitulli: Lufta e Hendekut, që ndryshe njihet si Ahzabi

Musa ibn Ukbe ka thënë: "Ajo u zhvillua në muajin sheval të vitit të katërt."

4113. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Ahzabit (Luftës së Hendekut), i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush më sjell lajme prej armiqve?”

- Unë, - tha Zubejri.

- “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ.

- Unë, - tha sërish Zubejri.

- “Kush më sjell lajme prej armiqve?”

- Unë, - tha sërish Zubejri.

- “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4113

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?