Sahihu i Buhariut — Hadithi 4129
32. Nënkapitulli: Beteja Dhatu Rikaë
Beteja e familjes muharib hasfe e fisit benu thalebe të gatafanit. Pejgamberi ﷺ u ndal në Nahle (vend në Siujdhesën Arabe). Kjo betejë ka qenë pas Hajberit, se Ebu Musai ka ardhur pas Hajberit.
4129. Nga: Salih ibn Havati
Kutejbe ibn Seidi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jezid ibn Rumani se Salih ibn Havati transmeton nga një pjesëmarrës në betejën Dhatu Rikaë, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka falur aty namazin e frikës. Fillimisht, një grup u rreshtua me të, ndërsa grupi tjetër qëndronte përballë armikut. Grupit të parë ua fali një rekat, pastaj qëndroi në këmbë, kurse ata e plotësuan namazin secili për vete dhe u larguan duke u rreshtuar përballë armikut. Pastaj erdhi grupi tjetër, të cilëve ua fali rekatin tjetër që i kishte mbetur prej namazit. Në fund, ai qëndroi ulur, derisa ata e plotësuan secili për vete rekatin e dytë dhe dha selam për të gjithë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 4129
Fjalë të panjohura?