Sahihu i Buhariut — Hadithi 4150

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4150. Nga: Bera ibn Azibi

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ju mendoni se, me çlirimin, përmendur në suren Fet'h, është fjala për Çlirimin e Mekës, edhe pse vërtet Çlirimi i Mekës ishte çlirim, mirëpo ne çlirim e llogarisim Besën e Ridvanit, ditën e Hudejbijes. Kështu, ne qemë një mijë e katërqind veta me Pejgamberin ﷺ. Hudejbija ka qenë një pus. Ne nxorëm ujë nga aty derisa e harxhuam të tërin dhe nuk lamë asnjë pikë uji në të. Për këtë i treguan Pejgamberit ﷺ, i cili shkoi dhe u ul buzë pusit, kërkoi një enë me ujë, me të cilin mori abdes, pastaj e shpëlau gojën, u lut dhe e derdhi në pus. Pas njëfarë kohe pritjeje, pusi lëshoi ujë aq sa kishim nevojë ne dhe kafshët tona.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4150

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?