Sahihu i Buhariut — Hadithi 4151
36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)
4151. Nga: Bera ibn Azibi
Fadël ibn Jakubi më ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Muhamed ibn Ajen Ebu Ali Harraniu, e këtij i ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, me të Dërguarin e Allahut ﷺ kanë qenë një mijë e katërqind veta, ose më shumë. Ata u ndalën te një pus, nga i cili nxorën ujë (derisa e harxhuan). Kur i treguan Pejgamberit ﷺ, shkoi dhe u ul buzë pusit, pastaj tha: “Më sillni një kovë me ujët e pusit.” Ata ia sollën, e ai pështyu në të e u lut, pastaj tha: “Lëreni për një kohë.” Pastaj pinë derisa u ngopën ata e kafshët e tyre dhe vazhduan rrugën.”