Sahihu i Buhariut — Hadithi 4160

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4160. Nga: Eslemi, i çrobëruari i Omerit

4160, 4161 - Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejdi, i biri i Eslemit, se babai i tij Eslemi tregon: “Dola me Omer ibn Hatabin në treg. Atëherë, një grua e re e ndali Omerin e i tha: “O prijës i besimtarëve, burri im ka vdekur, ndërsa fëmijët i ka lënë të vegjël. Për Allahun, nuk kanë as kafshë të vogla për të pjekur, nuk kanë as të mbjella, as qumësht. Kam frikë se do t'i hajë hiena. Unë jam e bija e Hufaf ibn Ima Gifariut, babai im ka qenë pjesëmarrës në Hudejbije me Pejgamberin ﷺ.” Omeri u ndal me të e nuk vazhdoi, pastaj tha: “Mirë se vjen, e afërmja ime!” Pastaj shkoi te një deve e fuqishme, e cila ishte e lidhur në shtëpi, e ngarkoi atë me dy thasë, të cilat i mbushi me ushqim, dhe mes tyre ngarkoi furnizim e rroba. Pastaj asaj ia dha litarin (e devesë) dhe i tha: “Tërhiqe. Këto gjëra nuk do të harxhohen derisa Allahu t'ju sjellë furnizim tjetër.” Një person tha: “O prijës i besimtarëve, i dhe shumë!” Omeri tha: “Mjerë nëna për ty! Për Allahun, sikur po e shoh babanë dhe vëllanë e saj, të cilët rrethuan një kështjellë për një kohë, derisa e çliruan, kurse ne përfituam prej plaçkës së saj (kështjellës).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4160

Fjalë të panjohura?