Sahihu i Buhariut — Hadithi 4183

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4183. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe na ka treguar nga Maliku se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u nis për ta kryer umrën, në kohën e fitnes, tha: “Nëse pengohem prej (vizitës së) Qabesë, do të veproj ashtu siç kemi vepruar me të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Kështu, hyri në ihram për umre, sepse kësisoj, vitin e Hudejbijes, i Dërguari i Allahut ﷺ pati hyrë në ihram për umre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4183

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?