Sahihu i Buhariut — Hadithi 4184
36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)
4184. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) hyri në ihram për umre dhe tha: “Nëse pengohem prej (vizitimit të) Qabesë, do të veproj ashtu siç pati vepruar Pejgamberi ﷺ kur jobesimtarët kurejshë e patën penguar nga Qabeja.” Pastaj lexoi ajetin: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)