Sahihu i Buhariut — Hadithi 4187
36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)
4187. Nga: Abdullah ibn Omeri
Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed Umeriu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, njerëzit që ishin me Pejgamberin ﷺ, një kohë, u shpërndanë nëpër hijet e pemëve. Pastaj, njerëzit e rrethuan Pejgamberin ﷺ. Kështu, Omeri i tha: “O Abdullah, shiko çfarë kanë njerëzit që e kanë rrethuar të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Kur shkoi, Abdullahu i gjeti duke ia dhënë besën, andaj edhe ai u besatua. Pastaj u kthye tek Omeri, i cili shkoi dhe u besatua.”