Sahihu i Buhariut — Hadithi 4206

39. Nënkapitulli: Beteja e Hajberit

4206. Nga: Seleme ibn Ekvai

Mekij ibn Ibrahimi na ka treguar se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon: “Pashë një gjurmë të goditjes në këmbën e Selemes dhe i thashë: "O Ebu Muslim, ç'është kjo goditje?"

- Kjo është një goditje që e kam marrë ditën e Hajberit dhe njerëzit thoshin: “Seleme është plagosur.” Atëherë shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili m'i pështyu lehtë këmbës tri herë dhe, që atëherë, më nuk jam ankuar, - tha Seleme.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4206

Fjalë të panjohura?