Sahihu i Buhariut — Hadithi 4252
44. Nënkapitulli: Umra e kadasë (kompensimit)
Këtë e ka përmendur edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.
4252. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Rafiu më ka thënë: Na ka treguar Surejxhi, e këtij i ka treguar Fulejhu. [t]: Muhamed ibn Husejn ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për umre, por jobesimtarët kurejshë e penguan prej Qabesë. Kështu, e theri kurbanin dhe rrojti kokën në Hudejbije dhe ra dakord me idhujtarët që, vitin e ardhshëm, të vijë në umre i çarmatosur, përveç shpatave, dhe të qëndrojë aq sa ata e lejojnë. Rrjedhimisht, vitin vijues, shkoi në Mekë ashtu siç kishte rënë dakord dhe, kur i mbushi tri ditë, e urdhëruan të dalë, gjë që ai e bëri.
Referenca: Sahihu i Buhariut 4252
Fjalë të panjohura?