Sahihu i Buhariut — Hadithi 4253
44. Nënkapitulli: Umra e kadasë (kompensimit)
Këtë e ka përmendur edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.
4253. Nga: Abdullah ibn Omeri
Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri se Muxhahidi tregon: “Së bashku me Urve ibn Zubejrin hymë në xhami, ku hasëm Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ulur afër dhomës së Aishes. Urve e pyeti:
- Sa umre i ka bërë Pejgamberi ﷺ?
- Katër. Njërën prej tyre në muajin rexheb, - iu përgjigj ai.