Sahihu i Buhariut — Hadithi 4254
44. Nënkapitulli: Umra e kadasë (kompensimit)
Këtë e ka përmendur edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.
4254. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muxhahidi tregon: “E dëgjova Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke pastruar dhëmbët me misvak.” Kështu, Urve i tha:
- Oj nëna e besimtarëve, a nuk po dëgjon çfarë po thotë Ebu Abdurrahmani? Po thotë se Pejgamberi ﷺ ka kryer katër umre, njërën prej tyre në muajin rexheb.
- Ai ka qenë me të në çdo umre që e ka kryer Pejgamberi ﷺ, porse në muajin rexheb nuk ka kryer asnjë umre, - tha ajo.