Sahihu i Buhariut — Hadithi 4258
44. Nënkapitulli: Umra e kadasë (kompensimit)
Këtë e ka përmendur edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.
4258. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u martua me Mejmunen duke qenë në ihram, ndërsa hyri dhëndër pasi u lirua nga ihrami. Ajo vdiq në vendin Serif.”